Izraeli është duke e formuar “qeverinë emergjente” dhe kabinetin për menaxhimin e luftës.
Kështu ka njoftuar të mërkurën kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar, Benny Gantz.
“Gantz, ish-ministër i Mbrojtjes, do t’i bashkohet Netanyahut dhe ministrit aktual të mbrojtjes, Yoav Gallant për kabinetin e menaxhimit të luftës”, thuhet në deklaratën e përbashkët Netanyahu-Gantz.
“Qeveria nuk do të miratojë asnjë ligj apo vendim që nuk ka të bëjë me zhvillimin e luftës”, thuhet tutje në njoftim.
Që nga e dita e shtunë, Izraeli ka raportuar mbi 1200 persona të vdekur.

