Ka ndërruar jetë deputeti turk që pësoi atak në zemër teksa po fliste në foltore

Ka ndërruar jetë deputeti turk që pësoi atak në zemër teksa po fliste në foltore

Parlamentari turk Hasan Bitmez vdiq të enjten, dy ditë pasi pësoi një atak në zemër dhe u rrëzua teksa përfundonte një fjalim ku kritikonte politikën e qeverisë ndaj Izraelit.

Bitmez, 54 vjeç, një deputet nga partia opozitare Saadet, vdiq në një spital të qytetit në Ankara, u tha gazetarëve Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në deklaratat televizive.

Bitmez ishte kryetar i Qendrës Kërkimore të Unionit Islamik dhe më parë ka punuar për OJQ-të islamike. Ai ishte i martuar dhe baba i një fëmije.

Ai u rrëzua përtokë pasi qëndroi në foltore përpara asamblesë së përgjithshme të së martës.

Pasi mbaroi fjalimin e tij, Bitmez papritmas ra në dysheme, ndërsa përfaqësuesit e tjerë nxituan nga vendet e tyre për të ndihmuar.

Koca tha më pas se një angiogram zbuloi se dy venat kryesore në zemrën e tij ishin bllokuar plotësisht.

“Zemra e tij pushoi së rrahuri, më pas u reanimua në parlament dhe brenda 20 minutash u transferua në spital ku makineritë e mbajtën në jetë”, tha ministri Koca të martën.
​

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova