Jordania: Mbi 192 mijë sirianë janë kthyer në vendin e tyre që nga rënia e regjimit të Asadit

Zëdhënësi i Qeverisë së Jordanisë, Mohammed al-Mumini deklaroi se Jordania vazhdon mbështetjen e saj humanitare për refugjatët sirianë.

Numri i sirianëve që janë kthyer vullnetarisht në vendin e tyre nga Jordania që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assadit në Siri ka tejkaluar 192 mijë, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Qeverisë së Jordanisë, Mohammed al-Mumini deklaroi se Jordania vazhdon mbështetjen e saj humanitare për refugjatët sirianë. Ai theksoi se që nga 8 dhjetori 2024, kur ra regjimi i Asadit, më shumë se 192 mijë refugjatë të regjistruar në Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) janë kthyer vullnetarisht në Siri.

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit me OKB-në në fushat e medias dhe komunikimit për të forcuar përpjekjet në këtë fushë, Mumini tha: “Jordania do të vazhdojë të jetë shembull në përmbushjen e detyrës së saj humanitare ndaj problemeve të refugjatëve, duke mbrojtur dinjitetin e tyre dhe duke u siguruar atyre kushte të sigurta jetese”.

Në një deklaratë të lëshuar nga UNHCR-ja dhjetorin e kaluar thuhet se më shumë se 177 mijë refugjatë sirianë ishin kthyer vullnetarisht në vendin e tyre brenda një viti dhe se 421.511 sirianë ende banonin në Jordani.

Kategoritë
BotaLajme