Jahjaga pritet në takim nga Escobari, i thotë se zgjidhja duhet të jetë me njohje reciprokeIsh-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se është takuar me Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Jahjaga ka thënë se Escobar e ka njoftuar në hollësi për zhvillimet në procesin e dialogut, derisa shton se ajo i ritheksoi Escobarit domosdoshmërinë që të gjitha zgjidhjet në dialog të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me njohje reciproke, raporton Express.
Bashkë me ta në takim ka qenë edhe Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.



















