Izraeli sulmon kampin e refugjatëve Jibaliya, shumë civilë të vdekur

Izraeli sulmon kampin e refugjatëve Jibaliya, shumë civilë të vdekur

Izraeli sulmoi shtëpinë e familjes Abu Ashkiyan në zonën Et-Tirens të Kampit të Refugjatëve Jibaliya në veri të Rripit të Gazës, tha Ministria e Brendshme palestineze me bazë në Gaza.

Njoftohet se Izraeli kreu një sulm ajror në një shtëpi në kampin e refugjatëve Jibaliya në veri të Rripit të Gazës dhe shumë njerëz humbën jetën, transmeton Anadolu

Një një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme në Gaza, thuhet se Izraeli sulmoi shtëpinë e familjes Abu Ashkiyan në zonën Et-Tirens të Kampit të Refugjatëve Jibaliya në veri të Rripit të Gazës.

Nga sulmi u raportua se shumë palestinezë u vranë ose u plagosën, pa dhënë detaje.

Lufta Gaza-Izrael

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, nisi një sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit të quajtur “Tufani i Aksasë” në mëngjesin e 7 tetorit.

Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën Portën Kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael.

Grupet e armatosura, të cilët likuiduan forcat e ushtrisë izraelite në portën kufitare, më pas kaluan kufirin dhe hynë në vendbanimet brenda Izraelit.

Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite nisi një sulm në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 493 persona kanë humbur jetën dhe 2.751 janë plagosur në sulmet e Izraelit në Gaza.

Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, 16 palestinezë kanë humbur jetën.

Mediat izraelite raportojnë se rreth 800 izraelitë kanë vdekur dhe 2.400 njerëz janë plagosur në sulmet e deritanishme.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova