Izraeli sekuestron në ujërat ndërkombëtare 21 anije të Flotiljes “Sumud” që shkonin për në Gaza

Izraeli sekuestron në ujërat ndërkombëtare 21 anije të Flotiljes “Sumud” që shkonin për në Gaza

Flotilja, që mbante ndihmë humanitare për Gazën, synon të thyejë bllokadën e Izraelit dhe të hapë një korridor humanitar nga deti.

Flotilja Globale “Sumud” tha sot se forcat izraelite sekuestruan 21 nga anijet e saj në ujërat ndërkombëtare disa milje larg ujërave territoriale të Greqisë, transmeton Anadolu.

Grupi tha se 17 anije arritën të shpëtonin dhe të hynin në ujërat greke pas incidentit.

Ministria e Jashtme izraelite pretendoi në një deklaratë përmes platformës amerikane të mediave sociale X se afërsisht 175 aktivistë nga më shumë se 20 anije të flotiljes “po ecin tani në mënyrë paqësore drejt Izraelit”.

Më parë, flota e drejtuar për në Gaza tha se forcat detare izraelite kapën dhe paaftësuan disa nga anijet e saj në ujërat ndërkombëtare, duke lënë qindra civilë të bllokuar në det ndërsa afrohej një stuhi.

Të mërkurën vonë, Radioja e Ushtrisë Izraelite tha se forcat detare filluan të merrnin kontrollin e anijeve të flotiljes që shkonin për në Gaza larg bregdetit të Izraelit. Ajo shtoi se forcat izraelite deri më tani kanë sekuestruar shtatë nga anijet e flotiljes pranë ishullit grek të Kretës.

Flotilja, që mbante ndihmë humanitare për Gazën, synon të thyejë bllokadën e Izraelit dhe të hapë një korridor humanitar nga deti.

Izraeli ka vendosur bllokadë në Rripin e Gazës që nga viti 2007, duke lënë rreth 1.5 milion nga afërsisht 2.4 milionë palestinezë të pastrehë, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan gjatë luftës.

Kategoritë
BotaLajme