Izraeli pretendon se ka vrarë 40 luftëtarë të Hamasit të bllokuar në tunelet në Rafah

Ende nuk ka ndonjë reagim nga Hamasi mbi pretendimin e ushtrisë izraelite

Izraeli pretendon se ka vrarë 40 anëtarë të Hamasit që kishin mbetur të bllokuar në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, javën e kaluar, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite në një deklaratë të dielën vonë tha se vazhdoi të intensifikonte përpjekjet për të shkatërruar tunelet e mbetura në lindje të qytetit Rafah për të eliminuar militantët e armatosur brenda.

“Javën e kaluar, më shumë se 40 militantë u eliminuan brenda tuneleve”, tha ushtria izraelite. Ndërkaq ushtria izraelite më parë tha se kishte vrarë dhe arrestuar luftëtarë të tjerë të Hamasit në Rafah.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga Hamasi mbi pretendimin e ushtrisë izraelite.

Sipas lajmeve të mediave izraelite, ka rreth 200 luftëtarë të Hamasit që janë të bllokuar brenda tuneleve nëntokësore në Rafah dhe Tel Avivi ende nuk i është përgjigjur kërkesave të Hamasit dhe ndërmjetësve për t’u lejuar atyre kalimin e sigurt në zonat nën kontrollin e grupit.

Qyteti Rafah shtrihet brenda zonës së verdhë, një zonë ende e pushtuar nga ushtria izraelite brenda Rripit të Gazës. Një marrëveshje armëpushimi e ndërmjetësuar nga Egjipti, Katari dhe Turqia dhe e mbështetur nga SHBA-të hyri në fuqi më 10 tetor midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit përfshin lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë. Plani parashikon rindërtimin e Gazës dhe krijimin e mekanizmit të ri qeverisës pa Hamasin.

Izraeli ka vrarë më shumë se 70 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe ka plagosur mbi 170 mijë të tjerë në sulmet në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.

Kategoritë
BotaLajme