Izraeli i ka lejuar grupit palestinez Hamas të hyjë në zonat nën kontrollin e ushtrisë në Gaza për të kërkuar trupat e pengjeve, raportuan mediat izraelite të hënën
Izraeli i ka lejuar grupit palestinez Hamas të hyjë në zonat nën kontrollin e ushtrisë në Gaza për të kërkuar trupat e pengjeve, raportuan mediat izraelite të hënën, transmeton Anadolu.
Televizioni izraelit “Cannel 12” duke cituar oficerë sigurie tha se Hamasi ka punuar në bashkëpunim me ekipet e Kryqit të Kuq dhe Egjiptit gjatë 24 orëve të fundit për të gjetur mbetjet e pengjeve në zonat ende të pushtuara nga ushtria izraelite përtej “vijës së verdhë”.
“Vija e verdhë” është një vijë imagjinare që ndan zonat aktualisht të pushtuara nga ushtria izraelite në Gaza nga ato nga ku ajo është tërhequr. Media tha se Izraeli dhe Hamasi kanë shkëmbyer informacione mbi vendndodhjet e vlerësuara të trupave përmes ndërmjetësve gjatë fundjavës për të përshpejtuar procesin.
Izraeli konfirmoi të dielën se kishte lejuar ekipet e Kryqit të Kuq dhe Egjiptit përtej “vijës së verdhë” në Gaza të ndihmonin në kërkimin e mbetjeve të pengjeve. Sipas fazës së parë të një marrëveshjeje armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor, Hamasi ka liruar 20 pengje të gjallë izraelite dhe trupat e 16 të tjerëve. Mbetjet e 12 pengjeve janë ende në enklavë.
Plani i armëpushimit parashikon gjithashtu rindërtimin e Rripit të Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin. Lufta gjenocidale e Izraelit në Gaza ka vrarë mbi 68.500 palestinezë dhe ka plagosur më shumë se 170.300 të tjerë që nga tetori i vitit 2023, sipas autoriteteve palestineze.
















