



Armëpushimi me mbështetjen e SHBA-së është aktualisht në fuqi midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, më shumë se dy vjet pas fillimit të luftës në Gaza, por të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.
Izraeli ka deklaruar se objektivi ishte një anëtar i grupit Xhihadi Islamik, por nuk ka ofruar dëshmi për këtë pretendim.
Dëshmitarët i thanë agjencisë Reuters se panë një dron që goditi një automjet dhe e vuri atë në zjarr.
Mjekët lokalë raportuan se katër persona janë plagosur, por nuk ka pasur raportime të menjëhershme për viktima.
Dëshmitarë të tjerë thanë se tanket izraelite granatuan pjesët lindore të qytetit të Gazës, zonën më të madhe urbane në Rripin e Gazës.