Izraeli i përcjell SHBA-së shqetësimin për retorikën e administratës Biden për zgjidhjen me dy shtete

Izraeli i përcjell SHBA-së shqetësimin për retorikën e administratës Biden për zgjidhjen me dy shtete

Drejtuesit izraelitë në takimet e tyre private kanë kërkuar nga administrata Biden që të mos flasin rreth zgjidhjes me dy shtete, raportoi media izraelite

Administrata izraelite ka shprehur shqetësime që zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë edhe presidentin Joe Biden, shprehin çështjen e zgjidhjes me dy shtete për konfliktin Palestinë-Izrael dhe Washingtonit i ka bërë thirrje që të mos flasë publikisht për këtë çështje, transmeton Anadolu.

Në lajmin e gazetës Times of Israel, të cilin e bazon mbi katër zyrtarë izraelitë dhe amerikanë emrat e të cilëve nuk janë shpalosur, thuhet se drejtuesit izraelitë në takimet e tyre private kanë kërkuar nga administrata Biden që të mos flasin rreth zgjidhjes me dy shtete.

Një zyrtar amerikan ka deklaruar se mesazhi nuk është dhënë nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ndikimi i të cilit në administratën Biden është i kufizuar, vetëm sepse ai mendon që Washingtoni po zhvillon “një fushatë me motiv politik”. Ndërsa dy zyrtarët izraelitë kanë theksuar se edhe anëtarët e tjerë të Kabinetit të Luftës, përfshirë edhe Benny Gantzin dhe liderin e opozitës Yair Lapid, kanë shprehur shqetësimin e tyre nga retorika e ringjallur e administratës Biden në lidhje me nevojën për zgjidhje me dy shtete.

Njëri prej zyrtarëve izraelitë, duke iu referuar sulmit të Hamasit më 7 tetor, është shprehur se “Pas atyre që u përjetuan më 7 tetor, zgjidhja me dy shtete është një shpërblim për Hamasin”.

Izraeli, i cili vazhdon pushtimin e territoreve palestineze, nuk shfaq qasje në zgjidhjen me dy shtete

Izraeli, i cili vazhdon pushtimin e tokave palestineze që nga themelimi i tij, edhe nga Kombet e Bashkuara (OKB) pranohet se ka pushtuar një pjesë të territoreve të Palestinës. Izraeli nuk shfaq qasje në zgjidhjen me dy shtete e cila pranohet nga komuniteti ndërkombëtar dhe parashikon krijimin e një shteti të pavarur palestinez me sovranitet të plotë dhe me kryeqytet Kudsin Lindor, ku palët kthehen në kufijtë e vitit 1967.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një deklaratë të bërë më 12 dhjetor, ishte shprehur se Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen e botës për shkak të bombardimeve joselektive në Gaza dhe se kryeministri Benjamin Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë për një zgjidhje afatgjatë.

Duke e përshkruar qeverinë Netanyahu si “qeverinë më konservatore në historinë e Izraelit”, Biden tha se kjo administratë nuk e mbështet zgjidhjen me dy shtete për eliminimin e problemit Izrael-Palestinë.

Ndërkaq, ministri izraelit i komunikimit, Shlomo Karhi, në një postim të bërë në “X” më 13 dhjetor, deklaroi se Tel Avivi “nuk do të lejojë kurrë krijimin e një shteti palestinez”.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova