Një deklaratë ushtarake pretendon se “droni nuk përbënte kërcënim” për vëzhguesit e UNIFIL-it, duke akuzuar paqeruajtësit për hapjen e zjarrit dhe rrëzimin e dronit.
Ushtria izraelite të hënën akuzoi misionin paqeruajtës të OKB-së në Liban (UNIFIL) për rrëzimin e një droni zbulues në jug, transmeton Anadolu.
Një deklaratë ushtarake pretendon se “droni nuk përbënte kërcënim” për vëzhguesit e UNIFIL-it, duke akuzuar paqeruajtësit për hapjen e zjarrit dhe rrëzimin e dronit.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga misioni mbi akuzën izraelite. Të dielën, UNIFIL tha se një patrullë u vu nën zjarr me granata nga një dron izraelit dhe zjarr me tank pranë Kfar Kila në jug të Libanit.
Misioni paqeruajtës tha se një dron izraelit fluturoi mbi një patrullë UNIFIL në të njëjtën zonë, duke i bërë paqeruajtësit të merrnin masa mbrojtëse për ta neutralizuar atë.
UNIFIL ka vepruar në jug të Libanit që nga viti 1978 dhe është përforcuar ndjeshëm sipas Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas luftës së vitit 2006 midis Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah.
Izraeli ka kryer vazhdimisht sulme ajrore në Liban me pretendimet se ka shënjestruar infrastrukturën e Hezbollahut, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi që hyri në fuqi në nëntor 2024.
Sipas kushteve të armëpushimit, ushtria izraelite duhej të tërhiqej nga jugu i Libanit deri në janar 2025. Por, ajo ka tërhequr vetëm pjesërisht trupat dhe vazhdon të mbajë një prani ushtarake në pesë pika kufitare.














