“I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, njoftoi Gjykata Speciale
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i paraburgosur në Gjykatën Speciale në Hagë, ka ardhur në Kosovë për të vizituar nënën e tij të sëmurë, transmeton Anadolu.
Gjykata Speciale në Hagë, e njohur si “Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria Speciale e Kosovës”, njoftoi se trupi gjykues për arsye “bindëse humanitare” ka udhëzuar menaxhimin e një vizite paraburgimi në Kosovë për ish-presidentin Thaçi për të takuar familjen.
“I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, njoftoi Gjykata Speciale.
Mediat lokale raportojnë se Thaçi ka vizituar familjen e tij që jeton në fshatin Burujë të Skenderajt.
Thaçi ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në luftën e Kosovës në vitet 1998-1999.
Ata akuzohen për krime, përfshirë vrasje, torturë dhe persekutim që dyshohet se janë kryer gjatë dhe pas luftës në Kosovë dhe Shqipërinë veriore.
