Muhammed Nasir kishte rol aktiv në shumë akte terroriste kundër forcave turke të sigurisë në zonën e Operacionit “Burimi i Paqes”, thonë burimet e sigurisë.
Forcat e inteligjencës turke “neutralizuan” një terrorist të lartë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë, njoftuan sot burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Muhammed Nasir, me emrin e koduar Kemal Pir, ishte objektiv i një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës turke në zonën e Operacionit “Burimi i Paqes”, thanë burimet në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për media.
Nasir, i ashtuquajturi përgjegjës brigade i grupit terrorist në qytetin Tal Tamir, thuhet se kishte njohuri të mira për rajonin e Operacionit “Burimi i Paqes” pasi ishte vendas.
Terroristi, i cili ishte ekspert i raketave, mori një rol aktiv në komplotimin e sabotimeve. Ai luajti rol në shumë akte terroriste kundër forcave turke të sigurisë në zonën e Operacionit “Burimi i Paqes”.
Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Një tjetër terrorist i YPG/PKK-së, Azad Onguc, me emrin e koduar Canfeda Alman, u kap nga forcat turke të sigurisë në një operacion në provincën Sirnak të Türkiye-s juglindore, ndërsa fshihej në një rimorkio kamioni për të hyrë ilegalisht në vend, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.
Ai ishte në listën e terroristëve të kërkuar të Türkiye-s për krimet e “rrënimit të unitetit dhe integritetit të shtetit” dhe “vrasje të qëllimshme”.
Dy persona që u zbulua se kishin ndihmuar terroristin të hynte në vend u arrestuan me akuzën për “ndihmë dhe mbështetje të një organizate terroriste me vetëdije dhe dëshirë”.
Onguc ishte i përfshirë në shumë akte terroriste, përfshirë sulmin e armatosur të vitit 2018 kundër forcave të sigurisë në provincën juglindore Siirt, në të cilin u vra një pjesëtare i xhandarmërisë dhe gjashtë roje sigurie si dhe u plagosën 12 të tjerë.
Ndërkohë, ushtria turke neutralizoi sot pesë terroristë të YPG/PKK-së në një operacion të veçantë në veri të Sirisë, shkroi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Twitter.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e grupit terrorist.