Inteligjenca egjiptiane pretendon: Ne e paralajmëruam Izraelin për “diçka të madhe”, por ata na injoruan

Inteligjenca egjiptiane pretendon: Ne e paralajmëruam Izraelin për “diçka të madhe”, por ata na injoruan

Një zyrtar egjiptian i inteligjencës tha se Egjipti i dërgoi disa herë paralajmërime Izraelit për situatën në Gaza, por qeveria izraelite me këmbëngulje e injoroi informacionin.

Egjipti, i cili shpesh vepron si ndërmjetës midis Hamasit dhe Izraelit, ka bërë disa përpjekje për të kontaktuar zyrtarët izraelitë për të diskutuar “diçka të madhe” që po ndodh në Rripin e Gazës.

Megjithatë, sipas një zyrtari të inteligjencës egjiptiane, zyrtarët izraelitë ishin të fokusuar në Bregun Perëndimor dhe minimizuan kërcënimet nga Gaza.

“Ne i paralajmëruam se situata do të “shpërthejë” shumë shpejt. Ne paralajmëruam se do të ishte e madhe. Megjithatë ata i nënvlerësuan paralajmërimet e tilla”, tha zyrtari.

Meqë ra fjala, luftimet në Gaza, por edhe jashtë kësaj zone, po vazhdojnë prej më shumë se dy ditësh dhe anëtarët e Hamasit kanë konfirmuar se kontrollojnë gjashtë lokacione jashtë zonës së Gazës, të cilat ndodhen thellë në territorin e Izraelit. .

Luftimet po zhvillohen në Be’eri, Kfar Aza, Nirim dhe Alumim. Disa nga militantët e Hamasit kanë qenë në Izrael që nga sulmi i parë të shtunën, ndërsa të tjerë kaluan kufirin në dy ditët e fundit.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova