Lëvizja libaneze Hezbollah ka publikuar një video të shkurtër me mesazhin “Presim të premten”, ku njofton fjalimin e liderit të kësaj organizate, Sayyed Hassan Nasrallah.
Nasrallah është planifikuar të mbajë një fjalim televiziv të premten, më 3 nëntor, në një ceremoni në përkujtim të “dëshmorëve që ranë në rrugën për në Al-Quds”.
Fjalimi ka të ngjarë të sinjalizojë gjithashtu strategjinë politike që Hezbollahu do të ndjekë në të ardhmen.
Hezbollah:
We wait for Friday. pic.twitter.com/aJYfdYlv2I
— Clash Report (@clashreport) October 31, 2023
Ekziston një shans që Nasrallah mund të shpallë një përshkallëzim të luftimeve në kufirin e Izraelit në përpjekje për të tërhequr forcat izraelite në veri.
Në javët e fundit, Hezbollahu ka zhvilluar një luftë kufitare me Izraelin në të cilën 47 luftëtarë të Hezbollahut dhe shtatë ushtarë izraelitë janë vrarë deri më tani.
Lufta e vazhdueshme kufitare e Hezbollahut është pjesë e një strategjie rajonale të mbështetur nga Irani për sulme simbolike kundër Izraelit pa shkaktuar hakmarrje masive që mund ta zhysë rajonin në luftë të përgjithshme.