‘Hesht’ Lista Serbe për zgjedhjet në veri: 11 s’marrin pjesë, 5 po

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se të hënën ka përfunduar afati për certifikimin e subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave, Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023, transmeton Gazeta Metro.

Ai ka thënë se nga data 9 mars deri më 13 mars subjektet politike kanë mundur ta njoftojnë KQZ rreth pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje.

Elezi po ashtu bëri të ditur se 11 parti nuk do të jenë pjesëmarrëse, ndërkaq 5 po.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi