Haradinaj u drejtohet mërgimtarëve për zgjedhjet e reja: Mos lejoni asnjë propagandë që i dëmton familjet!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar për ardhjen e mërgimtarëve në festat e fundvitit dhe procesin e votimit që pritet të ndodhë.

Ai ka drejtaur disa akuza për mospunën e Qeverisë Kurti.

Haradinaj bëri thirrje që mërgimtarët të diskutojnë mes tyre dhe të vendosin për të ardhmen e vendit, duke theksuar se uniteti brenda familjeve dhe komunitetit ka qenë gjithmonë forca e Kosovës, sidomos pas sakrificave të luftës për liri.

“Bisedoni e argumentoni mes vete, në familjet tuaja, dhe vendosni për të ardhmen”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të dashur mërgimtarë,

Vëllezër e motra,

Pushimet e ardhshme, që i bie të jenë për festat e fundvitit, përveç vizitave në familjet tuaja, do ta kemi një angazhim tjetër që pretendon ta kthejë Kosovën në binarët e normalitetit.

Ne duam që Kosova e ëndrrave tona të jetësohet. Ne duam që vlera e lirisë të respektohet dhe të nderohen partnerët ndërkombëtarë në secilin nivel të sigurisë e të zhvillimit.

Ne s’duam lëmoshë financiare prej 100 eurosh, që ministri e kryeministri t’ia vazhdojnë pushtetin vetes për një javë apo një muaj.

Ne duam angazhim institucional, që familjet tona ta ndjejnë dorën e shtetit.

Bisedoni e argumentoni mes vete, në familjet tuaja, dhe vendosni për të ardhmen.

Ne kurrë s’kemi qenë të ndarë mes vete në familje. Malli për njëri-tjetrin na ka gërryer shpirtin, për ta ndërtuar sigurinë dhe jetën e begatë në familjet tona, para e pas luftës.

Pastaj, dhatë për lirinë shumë, e bashkë e gëzuam rrugëtimin e ëndrrës që për të u sakrifikua shumë.

Pa njëri-tjetrin nuk e kemi familjen, nuk e nderojmë vendin dhe nuk e sigurojmë të ardhmen.

Mos e lejoni asnjë propagandë që e dëmton familjen.

Besnik ndaj atdheut dhe kombit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi