Hamasi po rekruton 30.000 luftëtarë të rinj në Rripin e Gazës, një pjesë e madhe ka kaluar trajnim bazë

Al Hadath ka raportuar, duke iu referuar burimeve palestineze, se krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, ka hapur dyert për rekrutimin e afërsisht 30.000 të rinjve në Rripin e Gazës.

Gjithashtu, burimi ka theksuar se shumica e këtyre luftëtarëve tashmë kanë kaluar një trajnim të mëparshëm në kampet e trajnimit që Brigadat Al-Qassam i organizojnë çdo vit në mënyrë të fshehtë.

Është theksuar se rekrutëve të rinj u mungon specializimi, pavarësisht trajnimeve për luftë guerile, përdorimin e raketave kundër tankeve dhe vendosjen e pajisjeve shpërthyese.

Po ashtu është konfirmuar se Brigadave Al-Qassam u mungojnë shumë armë, veçanërisht dronë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, dhe se kanë filluar të riciklojnë mbeturinat e raketave për t’i përdorur në prodhimin e pajisjeve shpërthyese tokësore.

Nga ana tjetër, burimet izraelite kanë deklaruar se ushtria izraelite ka thirrur mijëra rezervistë dhe ka zhvendosur trupa nga fronte të tjera drejt Rripit të Gazës.

Kategoritë
BotaLajme