Zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, foli pas arrestimit dhe zhveshjes së palestinezëve në Gaza, duke thënë se këta njerëz nuk janë të lidhur me Hamasin dhe se janë civilë.
“Këta janë civilë të pafajshëm që nuk kanë të bëjnë fare me aktivitetet ushtarake,” tha Hamdan.,
Ai shtoi se burrat nuk kishin lidhje me Hamasin dhe e krahasoi Izraelin me Gjermaninë naziste.
“Fotografitë tregojnë civilë të paarmatosur dhe pretendimet se ata i përkasin rezistencës janë të rreme. Abuzimi i civilëve në Beit Lahia është një manifestim i ri i kampeve naziste,” shtoi Hamdan.
Duke folur për gazetarët në Bejrut, një zyrtar i Hamasit tha se “numri real” i ushtarëve izraelitë të vrarë dhe të plagosur ishte “shumë më i lartë” sesa shifrat e publikuara nga Izraeli.
“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ushtria izraelite nuk kanë arritur të arrijnë ndonjë qëllim politik apo ushtarak dhe as nuk do t’i arrijnë kurrë ato”, tha Hamdan.
Duke iu drejtuar familjarëve të të burgosurve izraelitë në Gaza, Hamdan tha se “fushata e vazhdueshme e luftës e ushtrisë suaj kundër popullit tonë nuk do t’i kthejë fëmijët tuaj tek ju”.
“Ata nuk do të kthehen nëse agresioni nuk ndalet,” paralajmëroi Hamdan.

