Hamasi: Goditëm me raketa aeroportin në Tel Aviv si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite

Hamasi: Goditëm me raketa aeroportin në Tel Aviv si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite

Hamasi njoftoi se ka goditur me raketa Aeroportin Ndërkombëtar “Ben Gurion” në Tel Aviv, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite kundër civilëve në Gaza

Brigadat e armatosura të Hamasit, Izzeddin Kassam njoftuan se goditën me raketa Aeroportin Ndërkombëtar “Ben Gurion” në kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite kundër civilëve në Gaza, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Brigadave Izzeddin Kassam thuhet se Tel Avivi ishte në shënjestër si kundërpërgjigje ndaj shënjestrimit të civilëve në Gaza dhe se Aeroporti Ndërkombëtar “Ben Gurion” u godit me raketa.

Konflikti Izrael-Palestinë

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit në mëngjesin e 7 tetorit, të quajtur “Tufani i Aksa-së”.

Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën Portën Kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael. Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet brenda Izraelit ndërsa ushtria izraelite nisi sulme në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 770 palestinezë u vranë dhe rreth 4 mijë u plagosën në sulmet izraelite në Gaza. Thuhet se 19 palestinezë janë vrarë dhe rreth 100 janë plagosur nga sulmet e ushtarëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme izraelite thuhet se në sulmet e kryera nga Gaza kanë humbur jetën të paktën 900 izraelitë dhe janë plagosur 2.616 persona, 157 prej tyre në gjendje të rëndë.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova