Hamas publikoi dy pamje të ndryshme lidhur me bastisjen që elementët e Brigadave Izzeddin Kassam kryen ndaj pikave ushtarake në rajonin Nahal Oz të Izraelit në kufi me Rripin e Gazës dhe me disa ushtarë izraelitë të zënë rob
Lëvizja e Rezistencës Islame Palestineze, Hamas ka publikuar pamje të reja të ushtarëve izraelitë të zënë rob në operacionin “Tufani i Aksa-së” që krahu i saj i armatosur Brigadat Izzeddin Kassam kanë filluar në rajonet jugore të Izraelit dhe lidhur me bastisjet ndaj pikave ushtarake në rajonin Nahal Oz, transmeton Anadolu.
Nga llogaritë e tij në median sociale Hamas publikoi dy pamje të ndryshme lidhur me bastisjen që elementët e Brigadave Izzeddin Kassam kryen ndaj pikave ushtarake në rajonin Nahal Oz të Izraelit në kufi me Rripin e Gazës dhe me disa ushtarë izraelitë të zënë rob në pika të ndryshme.
Në pamje shihen luftimet ku dhjetëra elementë të Brigadave Izzeddin Kassam të cilët erdhën në pikat ushtarake në Nahal Oz zhvilluan me ushtarët izraelitë dhe vrasja e ushtarëve izraelitë.
Ndërsa në një video tjetër të publikuar paraqiten pamje ku elementët e Brigadave Izzeddin Kassam zënë rob disa persona me “veshje civile” nga një zonë e cila kuptohet se është “kazermë ushtarake”.
Hamasi nuk ka deklaruar deri më tani ndonjë shifër lidhur me ushtarët izraelitë dhe civilët e zënë rob.
– Konflikti mes Hamasit dhe Izraelit
Hamasi njoftoi se mëngjesin e sotëm ka nisur kundër Izraelit operacionin gjithëpërfshirës të emërtuar “Tufani i Aksa-së”. Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa edhe grupet e armatosura hynë në vendbanimet në rajon.
Pas operacionit “Tufani i Aksa-së” edhe ushtria izraelite njoftoi se ka filluar sulm me dhjetëra avionë luftarakë ndaj Rripit të Gazës. Shërbimi izraelit i ndihmës së urgjencës, “Ylli i Kuq i Davidit” njoftoi se 22 izraelitë kanë humbur jetën në sulmet e kryera nga Rripi i Gazës.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, thuhet se 4 palestinezë kanë humbur jetën ndërsa 5 të tjerë janë plagosur në luftimet mes ushtrisë izraelite dhe grupeve palestineze.
