Grupi i parë i pengjeve izraelitë, i përbërë nga gra dhe fëmijë, të cilët janë pjesë e një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve mes Izraelit dhe Hamasit, kanë mbërritur në Izrael.
Ata fillimisht iu dorëzuan punonjësve të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, dhe më pas mbërritën në Egjipt përmes pikës kufitare Rafah, nga ku më vonë erdhën në Izrael.
Para se të kalonin në territorin izraelit, pengjet u morën nga agjencia izraelite e sigurisë Shin Bet pas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Në këtë grup janë 13 pengje izraelitë. Sipas autoriteteve në vend. Si kundërpërgjigje, Izraeli liroi 39 palestinezë nga burgu.
The IOF fires tear gas at journalists and residents in front of "Ofer" prison waiting to receive the 39 women and children prisoners that will be freed today. pic.twitter.com/cARHNuMrUH
— Daniella Modos – Cutter -SEN (@DmodosCutter) November 24, 2023
Të paktën 50 nga më shumë se 200 pengjet e marra nga militantët e Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit do të lirohen brenda vetëm katër ditëve nga armëpushimi. Qeveria izraelite do të lirojë gjithsej 150 palestinezë në këmbim të pengjeve.
Sipas mediave izraelite, pengjet e liruara u mbajtën në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

