Së paku pesë njerëz janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur në një seri të sulmeve me raketa në portin jugor të Ukrainës në Detin e Zi, Odesa.
Një zyrtar ukrainas tha se forcat ruse hodhën të paktën gjashtë raketa në qytet. Komanda ajrore jugore e Ukrainës tha më herët se dy raketa goditën një objekt ushtarak dhe dy ndërtesa banimi në Odesa.
“Banorët e qytetit dëgjuan shpërthime në zona të ndryshme. Ndërtesat e banimit u goditën”, tha Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës./Gazeta Express/