Sipas prokurorëve, të dyshuarit kanë marrë udhëzime nga kuadrot e udhëheqjes së Hamasit në Liban dhe në muajin tetor kanë filluar përgatitjet për sulme të mundshme
Autoritetet gjermane kanë arrestuar disa anëtarë të Hamasit për plane të dyshuara për të kryer sulme kundër institucioneve izraelite në Evropë, transmeton Anadolu.
Zyra e Prokurorit Federal tha se tre nga të dyshuarit kishin lidhje të ngushta me krahun ushtarak të Hamasit, Brigadat Qassam.
“Abdelhamid Al A., Mohamed B., Ibrahim El-R dhe Nazih R. kanë qenë anëtarë të Hamasit prej vitesh dhe kanë marrë pjesë në operacione të jashtme të shoqatës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit Federal.
Sipas prokurorëve, të dyshuarit kanë marrë udhëzime nga kuadrot e udhëheqjes së Hamasit në Liban dhe në muajin tetor kanë filluar përgatitjet për sulme të mundshme.
Ata dyshohet se kërkuan armë, planifikuan t’i ruajnë në Berlin dhe i mbanin gati për sulme kundër institucioneve hebraike në Evropë.
Një tjetër i dyshuar gjithashtu u arrestua për një kohë të shkurtër nën dyshimin për ofrimin e mbështetjes për grupin Hamas.
Prokurorët nuk thanë nëse autoritetet gjetën ndonjë armë apo plane konkrete për një sulm gjatë bastisjeve të kryera gjatë ditës së sotme.
Tre nga të dyshuarit u arrestuan në Berlin pas bastisjeve të policisë, ndërsa i dyshuari i katërt, shtetas holandez, u ndalua në Roterdam me një urdhër arresti evropian.
