Me pankartat në duar dhe sloganet e lëshuara u kërkua mbyllja e Partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Në qytetin Köln të Gjermanisë rreth 30 mijë persona morën pjesë në protestën kundër racizmit dhe të djathtës ekstreme, raporton Anadolu.
Protestuesit e mbledhur në sheshin Neumarkt, mbajtën në duar pankarta dhe marshuan nga ura Deutzer drejt anës tjetër të lumit Ren.
Në tubim gjithashtu u protestua edhe kundër takimit në mënyrë të fshehtë në Postdam të politikanëve të Partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) e njohur si kundër të huajve dhe anti-muslimane në Gjermani dhe austriakut Martin Sellner nga ekstremi i djathtë, për planin i cili parashikon dëbimin e milionave personave me origjinë të huaj nga Gjermania.
Me pankartat në duar dhe sloganet e lëshuara u kërkua mbyllja e AfD-së.
Në protestën ku parashikohej pjesëmarrja e rreth 1.000 njerëzve, morën pjesë afërsisht 30 mijë persona.
Vazhdojnë diskutimeve për ndalimin e AfD-së
Shumë politikanë dhe votues në Gjermani, paraqesin mendimin e tyre në favor të ndalimit të AfD-së e cila njihet që është kundër të huajve dhe anti-muslimane.
Sipas anketimit të kryer nga kompania hulumtuese Forza me 2.501 persona gjatë periudhës 12-18 dhjetor, Partitë e Bashkimit të Krishterë (CDU/CSU) kanë mbështetje 31 për qind, AfD 23 për qind, Partia Social Demokrate (SPD) 14 për qind, Të Gjelbërit 13 për qind, Partia Demokratike e Lirë 5 për qind dhe Partia e Majtë 3 për qind.
AfD në parlamentin Federal përfaqësohet me 78 deputetë.