Gjermani: Krizë pengjesh në Sinzig, sulmues të armatosur janë barrikaduar në një bankë, qyteti i bllokuar

Në qytetin gjerman Sinzig është duke u zhvilluar një krizë pengjesh pasi sulmues të armatosur kanë ndaluar një automjet për transportin e parave dhe kanë hyrë në një degë banke, njoftoi policia.

Sipas autoriteteve gjermane, besohet se në bankë ndodhen disa sulmues dhe pengje, ndër ta edhe shoferi i automjetit për transportin e parave. Policia ka deklaruar se situata aktualisht është “stabile”, ndërsa njësitë speciale po sigurojnë zonën dhe po përpiqen ta zgjidhin krizën pa rrezikuar më tej jetët e njerëzve.

Mediat raportojnë se një burrë iu afrua një punonjësi të transportit të parave para bankës, e kërcënoi me armë dhe e detyroi të hynte në objekt. Dyshohet se ata ndodhen në hapësirën e kasafortës.

Policia ka bllokuar një zonë më të gjerë të qendrës së qytetit dhe ka vendosur kordone të shumta sigurie. Qytetarëve u është bërë thirrje se aktualisht nuk ka rrezik jashtë zonës së siguruar.

Në terren ndodhet një numër i madh i policëve dhe ekipeve emergjente, ndërsa hetimet dhe operacioni për lirimin e pengjeve vazhdojnë ende.

Kategoritë
BotaLajme