Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të SHSKUK-së, kjo është lista e ngushtë

Gjashtë kandidatë, janë në garë për drejtor të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK).

Sipas listës së ngushtë të sektorit të burimeve njerëzore, në mesin e kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kriteret për postin e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK),  është dhe ish drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu si dhe ish drejtori i Klinikës Emergjente Basri Lenjani.

Në listën e ngushtë për drejtor të SHSKUK-së, janë dhe drejtori i tanishëm i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj.

Në garë për drejtor të SHSKUK-së janë dhe Sanije Gashi, Elvir Azizi dhe Haqif Arifi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi