Gërvalla: Vuçiç po vë në jetë kërcënimet pas votimit për Këshillin e Evropës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka nisur t’i jetësojë kërcënimet e tij pas votimit të djeshëm për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës. Sipas saj kjo gjë dëshmohet me bllokimin e qytetarëve në kufi me Serbinë.

“Unë jam e mendimit që një veprim i tillë e ka një arsye që bazohet në ditën e djeshme. Jemi dëshmitar të deklaratave kërcënuese të Vuçiqit dhe ka kërcënuar jo vetëm Kosovën, por edhe partnerët ndërkombëtarë që vota pro Kosovës do ketë pasoja, Në këtë kontekst e shoh unë ndalimin e udhëtarëve atje. Jo vetëm në autobus, por edhe në vetura dhe sidomos ndalimin e shumë zyrtarëve të Policisë.

Nga biseda direkte që kemi pasur nga udhëtarët atje, e dijmë që janë shkelur masivisht të drejtat e qytetarëve tanë. Shumë prej tyre kur janë intervisutar atje janë detyruar të flitet për ushtarët e UÇK-së, se mos është dikush prej tyre aty”, ka deklaruar ministrja Gërvalla, përcjell RTK.

Gërvalla bëri të ditur se ka takuar ambasadorët e QUINT-it, dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian nga të cilët kanë kërkuar reagim të qartë dhe të prerë.

“Sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlen kemi takuar ambasadorët e QUINT dhe përfaqësuesin e BE në Kosovë. I kemi informuar me aq sa kemi pasur detaje, dhe kemi kërkuar një reagim të qartë dhe të prerë, jo vetëm për të parandaluar një veprim të tillë në të ardhmën por dhe për të demostruar një unitet mes faktorit demokratik ndaj qasjes që Serbia ka treguar sot.

Sot është shkelur edhe marrëveshja për mobilitetinn, prandaj ne duhet të jemi të përgatitur dhe vigjilent”, tha ajo.

Gërvalla tutje tha se nuk të informojë nëse janë liruar të gjithë qytetarët që u mbajtën të bllokuar në kufijtë e Serbisë.

“Një pjesë e tyre janë liruar. Nuk mund të japim informacion që janë liruar të gjithë. Por, do ti japim informacionet e sakta kur të i verifikojmë të gjitha.

Thirrje bëj vazhdimisht që të evitohet kalimi nëpër Serbi sepse nuk mund të dijmë se cilat do të jetë veprimet e Vuçiçit”, ka deklaruar Gërvalla.

E pyetur se a është liruar zëvendësdrejtori i policisë për të cilin është raportuar se është ndaluar nga autoritetet serbe, ajo tha se ende nuk kanë informacione të konfirmuara se a është liruar apo jo.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi