Gaza, 350 mijë pacientë nuk marrin trajtime mjekësore për shkak të luftës

Të paktën 350,000 pacientë në Gaza me sëmundje kronike nuk po marrin mjekimet e tyre për shkak të luftës së vazhdueshme izraelite.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf al-Qudra, u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të ndihmës që të ofrojnë urgjentisht medikamente, shkruan Al Jazeera.

Al-Qudra njoftoi më parë shterimin e gazit të oksidit të azotit të anestezisë në dhomat e operacionit, së bashku me mungesa të rënda të furnizimeve të tjera thelbësore mjekësore.Organizatat palestineze dhe ndërkombëtare të shëndetësisë dhe të drejtave të njeriut paralajmërojnë për kolapsin total të sistemit të lëkundur të kujdesit shëndetësor në Gaza për shkak të luftës së vazhdueshme.

Kategoritë
BotaLajme