Gashi: Kushtetuesja ishte e qartë, Kuvendi nuk është konstituar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar ndaj Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, përkatësisht njoftimin për aktgjykimin.

Sipas Gashit, është e qartë se Kuvendi nuk është konstituar, dhe se nëse një gjë e tillë, nuk bëhet brenda 12 ditëve, vendi do të shkoj në zgjedhje.

Postimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë sot vendimin lidhur me konstituimin e Kuvendit. Mesazhi është i qartë: Kuvendi nuk konsiderohet i konstituar pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb.

Nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit, Kuvendi ka vetëm 12 ditë kohë për ta përmbyllur procesin. Nëse kjo nuk ndodh, sipas Kushtetutës, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve.

Gjykata i ka obliguar të gjithë deputetët që të ushtrojnë funksionin e tyre në interes të Republikës së Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Pra, rruga është e thjeshtë: ose konstituohet Kuvendi, ose vendi shkon në zgjedhje.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi