Francë, një paketë cigare do të kushtojë 13 euro në vitin 2027

Francë, një paketë cigare do të kushtojë 13 euro në vitin 2027

Ministria franceze e Shëndetësisë prezantoi një plan të ri për të luftuar pirjen e duhanit, duke përfshirë ndalimin e pirjes së duhanit në parqe dhe plazhe.

Si pjesë e planit të ri, qeveria do të rrisë çmimin e një pakete cigare në 13 euro në vitin 2027, do të ndalojë pirjen e duhanit në hapësira publike si parqe, plazhe, pyje dhe zona të tjera publike.

Qëllimi i tyre është të krijojnë një brez “pa duhan” deri në vitin 2032.

“Duhani luan një rol kyç në sëmundjet dhe vdekshmërinë e parandalueshme”, tha ministri i Shëndetësisë Aurélien Rousseau.

Pirja e duhanit është shkaku kryesor i vdekshmërisë së parandalueshme në Francë, duke rezultuar në 75,000 vdekje në vit.

Sipas Eurostat, përqindja e duhanpirësve të përditshëm në Francë është më e lartë se mesatarja e BE-së.

Çmimet e cigareve do të rriten gradualisht – një paketë do të kushtojë 12 euro në 2025 dhe 13 euro në 2027, dhe çmimet aktuale variojnë midis 10 dhe 11 euro.

Sipas Daniel Nizrit, president i shoqatës bamirëse franceze Lidhja kundër kancerit, numri i duhanpirësve është në stagnim.

“Nëse duam ta reduktojmë atë, dhe veçanërisht të parandalojmë që të rinjtë të fillojnë të pinë duhan, duhet urgjentisht të veprojmë në masë dhe të zgjerojmë ndalimin e pirjes së duhanit në vende publike, pranë shkollave dhe parqeve të frekuentuara nga fëmijët”, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova