Franca shkatërron miliona monedha euro për shkak të mos shfaqjes së yjeve të BE-së

Franca shkatërron miliona monedha euro për shkak të mos shfaqjes së yjeve të BE-së

Franca ka shkatërruar dhe riparuar 27 milionë monedha euro pasi nuk ka kërkuar miratimin nga Bashkimi Evropian për ndryshime në dizajnin e monedhës.

Në nëntor të vitit të kaluar, kompania publike Monnaie de Paris bëri një monedhë me një model të ri në prerjet 10, 20 dhe 50 cent. Pas kësaj, u konstatua se shfaqja e yjeve të BE-së nuk përputhet me kërkesat shumë precize të Komisionit Evropian.

Sipas ligjit të Unionit, shtetet mund të ndryshojnë fytyrën kombëtare të monedhave çdo 15 vjet, por për ta bërë këtë duhet miratimi i Komisionit Evropian dhe shteteve të tjera anëtare, të cilët duhet të njoftohen dhe të kenë shtatë ditë kohë për të paraqitur një kundërshtim.

Franca iu afrua Komisionit joformalisht në nëntor, përpara se të kërkonte zyrtarisht miratimin. Megjithatë, prodhimi i monedhave të reja filloi pa miratimin e BE-së. Franca më pas u paralajmërua jozyrtarisht se modeli i ri i monedhës nuk përputhej me rregullat e BE-së.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian nuk pranoi të komentojë mbi korrespondencën jozyrtare me Francën, por konfirmoi se vendi paraqiti një model të korrigjuar të monedhës më 12 dhjetor që Bashkimi e pranoi më 21 dhjetor.

Monedhat e reja do të zbuloheshin gjatë një vizite të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire, në selinë e kompanisë në fjalë që prodhon monedhat. Nuk është për t’u habitur që ajo vizitë nuk ndodhi kurrë.

Dizajn sekret

Qeveria franceze dhe prodhuesi i monedhave po fajësojnë njëri-tjetrin. Një zyrtar i paidentifikuar i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave tregoi se Monnaie është një kompani publike me autonomi. Kjo do të thotë që kjo kompani duhet të përballojë koston e korrigjimit të monedhës.

“Nuk do të ketë asnjë kosto për taksapaguesit, pasi ata do të mbulohen nga Monnaie”, tha zyrtari.

Media franceze La Lettre ishte e para që njoftoi se ka ndodhur lëshimi, e cila publikoi edhe deklaratën e kreut të Monnaie, Marc Schwartz, se shteti francez ishte përgjegjës për lëshimin.

Dizajni i monedhave të reja është propozuar nga Qeveria e Francës dhe ende nuk dihet se si duket. Zyrtarët njoftuan se dizajni do të prezantohet në pranverë të këtij viti, raporton portali i politikës së jashtme Politico.
​

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova