Franca do të emërtojë aeroportin verior me emrin e Mbretëreshës Elizabeth II

Franca do të emërtojë aeroportin verior me emrin e Mbretëreshës Elizabeth II

Propozimi iu bë Kurorës Britanike gjashtë ditë pas vdekjes së Mbretëreshës, kurse data e inaugurimit në aeroportin ndërkombëtar në qytetin Le Touquet pritet të caktohet

Franca do të emërtojë një aeroport në veri me emrin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, transmeton Anadolu.

“Kryebashkiaku i Le Touquet Paris-Plage, Daniel Fasquelle, ka marrë zyrtarisht miratimin e mbretit Charles III për të emërtuar aeroportin ndërkombëtar të Le Touquet Paris-Plage me emrin e Mbretëreshës Elizabeth II”, tha bashkia e qytetit në një njoftim të hënën.

Propozimi iu bë Kurorës Britanike gjashtë ditë pas vdekjes së Mbretëreshës, kurse data e inaugurimit në aeroportin ndërkombëtar në qytetin Le Touquet pritet të caktohet.

“Ky është një nderim për mbretëreshën e madhe dhe xhaxhain e saj, të cilët kishin një dashuri për Francën”, thuhet në njoftim.

I projektuar në vitet 1930 për t’u shërbyer udhëtarëve britanikë francezë, bashkia e qytetit tha se në vitet 1950 aeroporti u bë një “lidhje e fortë” midis Britanisë së Madhe dhe Evropës.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova