Forcat ushtarake amerikane sulmohen me dron në Siri

Forcat ushtarake amerikane sulmohen me dron në Siri

Një forcë ushtarake amerikane është sulmuar me dron, por nuk ka raportime për të lënduar, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dy zyrtarë amerikanë.

Zyrtarët, të cilët folën për Reuters në kushte anonimiteti, thanë se baza Al-Tanf, e vendosur pranë kufijve të Sirisë me Irakun dhe Jordaninë, ishte sulmuar.

Javët e fundit, sulmet kundër trupave amerikane janë shtuar në pjesë të ndryshme të Lindjes së Mesme, në sfondin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova