Forcat izraelite vrasin një të ri palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

Më shumë se 270 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori

Një palestinez u vra nga të shtënat e ushtrisë izraelite në qytetin El-Halil (Hebron) në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha agjencia zyrtare e lajmeve Wafa, transmeton Anadolu.

Sarey Yusuf Abdulkadir Amr, 26 vjeç, nga qyteza Dura i El-Halilit, u qëllua për vdekje nga ushtarët izraelitë gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.​

“Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj Amrit brenda shtëpisë”, ka thënë Yusuf Amr, babai i viktimës, duke shtuar: “Ushtarët izraelitë nuk lejuan askënd të ndërhynte në plagosjen e rëndë të Sareyt”.

“Forcat izraelite shkatërruan shtëpinë, konfiskuan dy automjete dhe vodhën 400.000 shekelë (rreth 108.000 dollarë) para dhe çeqe gjatë largimit”, ka thënë ai.

Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor pas ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Forcat izraelite dhe kolonët kanë vrarë më shumë se 270 palestinezë që atëherë, krahas arrestimit të 3.670 të tjerëve, sipas shifrave palestineze.

Kategoritë
BotaLajme