Hamzeh tha se forcat izraelite gjithashtu pushtuan një shtëpi, duke e shndërruar atë në një pikë ushtarake dhe qendër të marrjes në pyetje, si dhe arrestuan shtatë persona
Forcat izraelite kanë bastisur dhjetëra shtëpi dhe kanë arrestuar shtatë palestinezë në qytetin Kafr Sur, në jug të Tulkaremit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.
Fawaz Hamzeh, kreu i këshillit lokal të qytetit Kafr Sur, tha për Anadolu se ushtria izraelite nisi bastisjet e saj rreth orës 3 të mëngjesit me kohën lokale. Ai tha se ushtarët bastisën dhjetëra shtëpi dhe morën në pyetje banorët.
Hamzeh tha se forcat izraelite gjithashtu pushtuan një shtëpi, duke e shndërruar atë në një pikë ushtarake dhe qendër të marrjes në pyetje, si dhe arrestuan shtatë persona.
Ai tha se trupat izraelite u përhapën në disa lagje, duke penguar jetën e përditshme për banorët.
Përtej qytetit Kafr Sur, ushtria kreu bastisje shtesë në shumë qytete dhe qyteza të Bregut Perëndimor.
Sipas korrespondentit të Anadolu-t, bastisjet u përqendruan në Nablus dhe Qalqilya në veri dhe në kampin e refugjatë al-Amari në Ramallah në qendër të territorit.
Izraeli përshkallëzoi sulmet në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke përfshirë prishjen e shtëpive, zhvendosjen me forcë dhe zgjerimin e vendbanimeve, mes thirrjeve nga zyrtarët izraelitë për aneksimin e territorit.
Të paktën 1.047 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 10 mijë janë plagosur nga forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm në Bregun Perëndimor që nga tetori i vitit 2023.
Në një opinion historik korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli të paligjshëm dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor,