Forcat e sigurisë siriane hyjnë në fshatin e pushtuar nga YPG pranë Ayn al-Arab

Në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar midis Damaskut dhe grupit terrorist YPG, forcat e sigurisë së brendshme siriane hynë të hënën në fshatin Shuyukh, në jug të distriktit Ayn al-Arab në Siri, i cili është nën pushtimin e organizatës terroriste YPG, transmeton Anadolu.

Një autokolonë e forcave të sigurisë të lidhura me Ministrinë e Brendshme Siriane hyri në fshatin Shuyukh të pushtuar nga YPG dhe filloi të vendoset në zonë.

Sipas televizionit shtetëror sirian Alikhbariah TV, forcat e sigurisë së brendshme kanë përfunduar vendosjen e tyre në Shuyukh dhe masat e sigurisë në zonën përreth u rritën pas hyrjes së tyre.

Një korrespondent i Agjencisë Anadolu në rajon raportoi gjithashtu se një autokolonë me ndihma humanitare i përbërë nga 24 kamionë, që mbanin flamuj të agjencive të ndryshme të lidhura me Kombet e Bashkuara, hyri gjithashtu në fshat në të njëjtën kohë.

Kategoritë
BotaLajme