Kyle Walker ka shprehur se fitimi i Ligës së Kampionëve me Milanin do të ishte një “ëndërr që bëhet realitet”.
Ylli anglez që ka 93 ndeshje për kombëtaren, u bashkua me Milanin me huazim dhe me opsion blerje nga Manchester City të premten dhe u paraqit për konferencën e tij të parë për shtyp të hënën pasdite.
Walker ishte në tribunat e San Siro për ndeshjen kundër Parmës gjatë fundjavës dhe potencialisht mund të bëjë debutimin e tij në Serie A në derbi kundër Interit këtë javë.“Natyrisht, unë fola me Zlatanin (Ibrahimoviç), ai më shpjegoi shumë gjëra, më tregoi për gjërat e mëdha që po përpiqemi të arrijmë këtu. Folëm për Superkupën, e cila ishte një fillim i mirë. Nuk është perfekt për sa i përket kampionatit, por ka ende një shans për në Ligën e Kampionëve. Shpresoj të jap kontributin tim me përvojën dhe udhëheqjen time dhe të ndihmoj Milanin të kthehet aty ku dëshiron të jetë” .
“Të fitosh Ligën e Kampionëve do të ishte një ëndërr që bëhet realitet: Unë e kam provuar atë në një finale të madhe me Man Cityn”, ka thënë Walker.