Raportohet se Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka lëshuar një vendim duke gjobitur FSS-së me 80.000 franga zvicerane (rreth 85.000 euro) dhe ka vendosur për kapacitet të reduktuar të stadiumit për ndeshjen e ardhshme
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka gjobitur Federatën e Futbollit të Serbisë (FSS) me gjobë dhe ka vendosur për kapacitet të reduktuar të stadiumit për ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës FIFA kundër Shqipërisë, transmeton Anadolu.
Raportohet se Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka lëshuar një vendim duke gjobitur FSS-së me 80.000 franga zvicerane (rreth 85.000 euro) dhe ka vendosur për kapacitet të reduktuar të stadiumit për ndeshjen e ardhshme.
Theksohet vendimi është marrë për shkak të incidenteve që lidhen “me rendin dhe sigurinë, si dhe sjelljes së papërshtatshme dhe diskriminuese” nga disa tifozë gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës FIFA 2026 midis Serbisë dhe Anglisë, e luajtur më 9 shtator 2025 në Serbi.
Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka renditur shkeljet për të cilat federata serbe është gjobitur.
“Pamundësia për të siguruar rend dhe disiplinë brenda dhe përreth stadiumit, përdorimi i lazerëve dhe gjesteve, fjalëve dhe objekteve të papërshtatshme, ndërprerja gjatë interpretimit të himneve kombëtare, si dhe sjellja diskriminuese nga disa tifozë”, thuhet në njoftim të FSS-së.
Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026, Shqipëria është në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Ndeshja e radhës e Shqipërisë në kuadër të këtyre ndeshjeve kualifikuese do të jetë më 11 tetor ndaj Serbisë.