



Sipas gazetës gjermane Bild, viktima e parë ndërroi jetë para mesnatës, rreth gjysmë ore para përfundimit të vitit 2025.
Ai kishte tentuar të lëshonte piroteknikë të përgatitur vetë në shtëpi, e cila i shpërtheu në fytyrë. Mjeku që mbërriti në vendin e ngjarjes u përpoq ta reanimonte, por pa sukses.
Më pak se një orë pas këtij incidenti tragjik, shërbimet e emergjencës në Bielefeld morën një tjetër thirrje për të njëjtën arsye.
Ashtu si në rastin e mëparshëm, një tjetër 18-vjeçar tentoi të aktivizonte piroteknikë të prodhuar në kushte shtëpie, e cila shpërtheu menjëherë dhe për pasojë ai humbi jetën.