Erdogan bën thirrje për tubimin më të madh në mbështetje të Palestinës: Priten disa milionë njerëz

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka ftuar të gjithë në Mitingun e Madh Palestinez duke postuar në profilin e tij në të gjitha rrjetet sociale.

“Nesër ftoj çdo individ të kombit tonë në Mitingun e Madh Palestinez, të cilin do ta mbajmë në Aeroportin Ataturk të Stambollit, ku do të solidarizojmë edhe një herë me vëllezërit tanë palestinezë në mbarë botën”, tha Erdogan.

AK Partia njoftoi se në takim do të ketë të ftuar të shumtë, si dhe miliona qytetarë turq.

Në takimin që do të mbahet në aeroportin Ataturk do të marrin pjesë shtetarë, përfaqësues të qeverive dhe krerë të partive politike nga vende të ndryshme”, thuhet në deklaratën e AK Partisë.
Të pranishëm në tubim do të jenë edhe artistët me famë botërore Yusuf İslam, Maher Zain dhe Ömer Karaoğlu.

Në njoftim thuhet se në takim do të marrin pjesë liderët e pothuajse të gjitha partive politike në Turqi.

Kategoritë
BotaLajme