Enver Hoxhaj për çështjen e presidentit: Personalisht, vota ime është gjithmonë pro familjes Jashari

Deputeti PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se do të votojë “për” nëse do të jetë dikush nga familja Jashari si kandidat për president.

Hoxhaj megjithatë ka thënë se i takon Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës të vendos për qëndrimin që do të mbajë për këtë çështje.

“Vota ime është çdo herë pro familjes Jashari, por përtej kësaj i takon kryesisë së PDK-së që ta japë një qëndrim të tillë”, ka thënë Hoxhaj.

Kanë mbetur 8 ditë të plota deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi