Edhe një doktor shkence i shtohet Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

“Simeana Beshi, një prej asistenteve të Fakultetit Juridik në Universitetin ‘Ukshin Hoti’ në Prizren, ka triumfuar me sukses në përmbushjen e studimeve të saj me arritjen e titullit Doktor Shkence (PhD) në fushën e Shkencave Juridike. Me datën 08.12.2023, Beshi ka prezantuar dhe mbrojtur me sukses disertacionin e saj me titullin ‘Harmonizimi i legjislacionit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në Bashkimin Evropian dhe rasti i Kosovës’ në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, nën udhëheqjen e mentorit Prof. dr. Bedri Peci.

Pas përfundimit të mbrojtjes së temës së doktoraturës, znj. Beshi ndër tjera bëri me dije se ka përfunduar një mision jetësor.

Ajo mes tjerash falënderojë të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim akademik./Gazetaere

Kategoritë
LajmeTë ndryshme