United States Central Command njoftoi se një avion për furnizim me karburant KC-135 është rrëzuar në Irak.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një aksident ku ishte i përfshirë edhe një avion tjetër.
“Incidenti ndodhi në hapësirë ajrore mike gjatë operacionit Epic Fury, ndërsa operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar,” thuhet në deklaratë.
Po ashtu u bë e ditur se njëri nga avionët u rrëzua në Irakun perëndimor, ndërsa tjetri arriti të ulej në mënyrë të sigurt.
CENTCOM thekson se incidenti nuk është shkaktuar nga zjarr armik.
Ndërkohë, gjithashtu në Irak, gjashtë ushtarë francezë janë plagosur pas një sulmi me dron në një rajon të vendit. Ata po merrnin pjesë në një trajnim kundër terrorizmit së bashku me partnerët irakianë.










