Drejtoresha e Laboratorit ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit punonte pa licencë

Flutura Goga-Bajrami udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë, aty ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit, është rikthyer në punë pas suspendimit lidhur me këtë rast. Si udhëheqëse e këtij laboratori që nga viti 2008, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë, ka gjetur se Flutura Goga-Bajrami ka kryer punë për të cilat nuk ka pasur licencë. 

Për gati 15 vjet, Flutura Goga-Bajrami është në krye të laboratorit të Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Goga-Bajrami që ishte një nga të suspenduarat lidhur me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, gjatë gjithë kësaj kohe po del se ka kryer punë të cilat nuk i janë lejuar sipas Ligjit për Shëndetësi.

Kjo është gjetur nga një raport të cilin e ka bërë Inspektorati Shëndetësor që funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Raporti që mban datën e 13 janarit 2023, ka gjetur se Flutura Goga-Bajrami përgjatë kohës që ka punuar në këtë laborator, ka përpunuar gjak e urinës të personave të gjallë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi