Është shfaqur një pretendim i ri lidhur me incidentin ku Emmanuel Macron u godit nga bashkëshortja e tij teksa zbriste nga avioni. Sipas pretendimeve, Macron i kishte dërguar aktores iraniane Golshifteh Farahani një mesazh me përmbajtjen “Je shumë e bukur”, dhe pasi bashkëshortja e tij e pa këtë mesazh, reagoi duke e goditur.
Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij zyrtare në Vietnam në maj të vitit 2025, u përball me një incident të pazakontë teksa po zbriste nga avioni, kur bashkëshortja e tij Brigitte Macron e goditi me shuplakë.
Në pamjet e regjistruara, momenti kur Brigitte i jep shuplakë Emmanuel Macron-it u pa qartë sekondë pas sekonde.
Pamjet e shuplakës u bënë virale
Macron, i habitur nga ajo që ndodhi, bëri një hap pas, më pas u përpoq të rikuperohej dhe vazhdoi duke përshëndetur me dorë.
Pamjet e asaj “shuplake” mbetën për muaj të tërë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale.
“Po bënin shaka”, ishte pretenduar
Disa burime e përshkruan incidentin si “një shaka mes bashkëshortëve”, ndërsa pretendimet për “konflikt” apo “shuplakë” u mohuan.
Megjithatë, spekulimet se pas incidentit mund të fshihej një arsye më personale vazhduan të qarkullojnë.
Arsyeja e shuplakës qenka mesazhi “Je shumë e bukur”
Sipas disa mediave dhe komentuesve francezë, Brigitte Macron kishte parë në telefonin e bashkëshortit të saj një mesazh drejtuar aktores iraniane Golshifteh Farahani me përmbajtjen “Je shumë e bukur”, dhe kjo kishte shkaktuar tensionin në avion.
Edhe më parë kishin qarkulluar thashetheme për një lidhje të mundshme mes Macron dhe Farahani, por aktorja i kishte mohuar këto pretendime.











