Dokumentari me vlerë 75 milionë dollarë me titull “Melania”, që trajton jetën e bashkëshortes së presidentit amerikan Donald Trump, Melania Trump, ka hyrë në shfaqje. Megjithatë, filmi nuk arriti pritshmëritë – u shitën vetëm 3 bileta.
Dokumentari për Melania Trump, i prodhuar nga Amazon MGM Studios dhe i blerë për 40 milionë dollarë (thuhet se përfshin edhe një pagesë të konsiderueshme për vetë Melania Trump), u mbështet gjithashtu nga një fushatë globale marketingu që kushtoi rreth 35 milionë dollarë.
POR NUK I PËRMBUSHI PRITSHMËRITË
Megjithatë, dokumentari – i cili fokusohet në periudhën 20-ditore deri në rikthimin e Trump në pushtet në janar 2025 – nuk arriti suksesin e pritur.
Në Mbretërinë e Bashkuar, filmi pati një fillim shumë të zbehtë. Para premierës së Londrës që do të mbahet të premten, u raportua se në një kinema në Islington, për shfaqjen e orës 15:10 ishte shitur vetëm një biletë, ndërsa për seancën e dytë të së njëjtës ditë në orën 18:00 ishin blerë vetëm dy bileta.
VUE MORI SHUMË REAGIME
Po ashtu, u bë e ditur se në të gjitha 28 shfaqjet e planifikuara në kinematë Vue në mbarë Londrën, vendet kishin mbetur bosh. CEO i Vue, Tim Richards, deklaroi për The Telegraph se kishte marrë shumë e-maile kritike lidhur me vendimin për ta shfaqur këtë dokumentar në kinematë e tyre.



















