“Ditë fantastike”: Starmer dhe Trump e mbulojnë me lavdata njeri-tjetrin pas marrëveshjes tregtare

Kryeministri britanik e ka cilësuar njoftimin e marrëveshjes tregtare me ShBA-në, si një “ditë fantastike dhe historike”.

Ai ka thënë se është “një homazh i vërtetë për historinë që kemi, të punojmë kaq ngushtë së bashku”.

Më pas Starmer ka vlerësuar ekipin negociator të Trump, duke thënë se kanë bërë “një punë të jashtëzakonshme.

Të dy, Starmer dhe Trump poashtu kanë lavdëruar pafund përpjekjet e njëri-tjetrit. Trump ka shtuar se kjo marrëveshje është hartuar për vite me radhë duke e përgëzuar Starmer që ai ishte kryeministri që e bëri të mundur.

Me këtë gjë është pajtuar edhe kryministri britanik duke thënë se, “me këtë president dhe këtë kryeministër ia kemi dalë të arrijmë atë që shumë njerëz janë përpjekur të arrijnë për shumë vite”.

Kategoritë
BotaLajme