Dimon i JP Morgan godet ku u dhemb demokratëve: Trump s’ishte gabim për çështjet kritike

Drejtori ekzekutiv i JP Morgan, Jamie Dimon, i afërt me ish presidentin amerikan Barack Obama, kritkoi demokratët dhe mediat e afërta me ta se po gabojnë në qasjen e tyre ndaj mbështetësve të ish presidentit Donald Trump që me shumë gjasë do të jetë përsëri kandidat për president në nëntor, transmeton Gazeta Metro.

Dimon direkt i kritikoi mediat sa ishte i ftuar në televizionin CNBC, i njohur për qasjen anti Trump, kur u tha se Demokratët po i keqtrajtojnë votuesit e Trump me të padrejtë pasi ai kishte të drejtë për shumë çështje me peshë.

Kategoritë
BotaLajme