Raketa FP-5 “Flamingo” është e aftë të udhëtojë 3,000 km dhe të mbajë një ngarkesë prej 1,150 kg, sipas prodhuesit të saj, startup-it ukrainas të mbrojtjes Fire Point, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Raketa, e cila përdor një motor reaktiv, mund të udhëtojë me një shpejtësi prej 900 km/orë, shkroi organizata në faqen e saj të fushatës, duke shtuar se “raketa thuhet se është rezistente ndaj luftës elektronike dhe përdor sisteme speciale GPS kundër bllokimit”.

Pasi raketa të blihet nga prodhuesi, ajo do t’i dorëzohet ushtrisë ukrainase.

“Ata do të vendosin për datën kur do të përdoret dhe do të përcaktojnë objektivin e saj”, thanë organizatorët e fushatës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha gazetarëve në gusht se raketa Flamingo është një nga “raketat më të suksesshme” të Ukrainës dhe se së shpejti Ukraina do të ketë më shumë prej tyre.

“Dhe deri në fund të dhjetorit ose në janar-shkurt, prodhimi masiv duhet të fillojë”.

Sipas zyrtarëve ukrainas, “Flamingo” është përdorur tashmë, duke shkaktuar shpërthime në një bazë të shërbimit sekret rus në Gadishullin e pushtuar të Krimesë. /Telegrafi/